Loading…

Italia kap 10 milionë euro drogë, dyshohet se u trafikua nga Shqipëria

  • 11/04/2017 | 22:34

Italia kap 10 milionë euro drogë, dyshohet se u trafikua nga Shqipëria

Një operacion i madh antidrogë i policisë italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e plot 2 ton marijuanë në zonën e Abruzzos.


Droga e kapur ka vlerën e 2 milionë Eurove, sipas autoriteteve italiane.

Mediat shkruajnë se karabinierët arrestuan një 49-vjeçar me iniciale G.C, si përgjegjës i sasi së kapur të kanabisit.

49-vjeçari mbahej nën përgjim ditët e fundit nga policia. Ai ishte parë të udhëtonte me makinë luksoze dhe të qëndronte në një hotel në Roseto degli Abruzzi, shkruan Syri.net.

49-vjeçari kishte bërë lëvizje të shumta, deri sa policia zbuloi një depo në Chieti. Nga kontrollet brenda saj u gjet një pjesë e konsiderueshme droge. Ndërsa pjesa tjetër ishte fshehur brenda një furgoni. Në total nga peshimi rezultoi se kanabisi ishte plot 2 tonë.

iii

Në të njëjtin operacion anti-drogë, policia italiane gjeti dhe sekuestroi në një plazh një skaf 10 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm 500 kuaj/fuqi secili, shkruan Syri.net

Policia italiane dyshon se skafi i fuqishëm ishte përdorur për të trafikuar drogën nga Shqipëria në Itali. /gazetametro.net

image1491930257

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë