Loading…

Italia në situatë alarmante: Vërshimet mbyllin shkollat, e rrugët kthehen në lumenj

  • 25/10/2021 | 09:44

Italia në situatë alarmante: Vërshimet mbyllin shkollat, e rrugët kthehen në lumenj

Italia po përballet me kushte ekstreme të motit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në Siçili dhe Kalabri. Mediet italiane bëjnë me dije se rajoni i Siçilisë ka shpallur vendin në “alarm të kuq”.


Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur.

Autoritete vendase raportojnë se një çift të moshuarish  nga Scordia , në provincën e Katanias, është zhdukur pas reshjeve të dendura, që goditën rajonin.

Ekipi i shpëtimit ndodhet në zonë për të gjetur çiftin.

Mësohet se reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati  e të vërshojnë rrugëve të qytetit. Videot e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë.

Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm . “Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë