Loading…
Italianët kthehen të zemëruar nga pushimi për të rrëzuar qeverinë
  • 12/08/2019 | 19:29

Italianët kthehen të zemëruar nga pushimi për të rrëzuar qeverinë

Senati italian kthehet nga pushimi veror nesër për të caktuar datën e rëndësishme për votimin e mosbesimit të qeverisë së Kryeministrit Giuseppe Conte, transmeton Gazeta Metro.


Krerët e partive në Senatin italian sot nuk arritën të merren vesh rreth datës për votim të mosbesimit të qeverisë çka solli që të kthehen senatorët nga pushimet, mjaft të zemëruar me Matteo Salvinin që shkaktoi këtë krizë javën e kaluar.

Ministri i brendhsëm Matteo Salvini deklaroi javën e kaluar se partia e tij më nuk e mbështet Conte dhe po shtynë për votim të mosbesimit këto ditë. Ai po kalkulon se Conte do ta humbë votimin dhe do të dorëhiqet duke shpresuar në zgjedhjet këtë vjeshtë.

Matteo Salvini figurë kontroverse në Itali, duke dashur të bëhet kreu i qeverisë do të shkoj në zgjedhje sa më parë pasi do të shfrytëzoj ngritjen e aprovimit të tij në popullatën italiane të partisë së tij dhe rënien e popullaritetit të partnerit të tij qeveritar Pesë Yjet.

Në anketat e fundit Lega Nord dhe vet Matteo Salvini, janë ngritur në popullaritet duke arritur 40 % të aprovimit të qëndrimeve të tyre. Lega Nord dhe Salvini cilësohen si të djathtë ekstremë nga shumë media edhe pse politikat e tyre janë mjaft populiste e të majta por kanë mjaft kritika rreth politikave të BE’së. Po ashtu tentimi i aleancës me partinë e Marine Le Pen, Frontin Nacional nga Franca në Parlamentin e Europian pas zgjedhjeve të majit ku shënuan numrin më të madh të votave në Itali nuk i ndihmojnë në reputacionin e tyre.

Matteo Salvini një euro skeptik dhe kritikues i madh i BE’së dhe politikave të tyre, posaçërisht i atyre të imigrimit ku ka shkaktuar jo pak telashe me deklaratat dhe veprimtarinë e tij në bregdetin italian jugor dhe ku u ndaloi OJQ’ve të zbarkojnë në bregun italian me imigrantë të shpëtuar në detin Mesdhe, duke i cilësuar si trafikantë.

Po ashtu, Matteo Salvini, ka telashe edhe me Selinë e Shenjtë dhe Papa Françeskun, të cilët i quan ‘ata bamirësit’. Papa Françesku të premten e kaluar hapur ishte kundër Salvinit duke i quajtur politikat nacionaliste të tepruara dhe që qojnë drejt luftës, sipas tij.

Qëndrimi anti imigrantë i Salvinit ka kontribuar me ngritjen në popullaritet. Pasi fitoi vetëm 17 % të votave në zgjedhjet e vitit të kaluar, në zgjedhjet për parlamentin eeuropian në maj, Lega fitoi 33 %. Derisa, partneri i tyre, ra nga 33 % më 2018, ndërsa në zgjedhjet e parlamentit e europian në maj ra në 17%./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë