Loading…

Tenisti Jodar irriton fansat me gjeste rrugaçërie, sillet kapadai me dy vajza

  • 01/06/2026 | 08:55

Tenisti Jodar irriton fansat me gjeste rrugaçërie, sillet kapadai me dy vajza

Tenisti spanjoll Rafael Jodar është përfshirë sërish në polemika gjatë French Open, vetëm pak ditë pasi u akuzua se kishte shtyrë një vajzë që mbante topat në Roland-Garros, transmeton Gazeta Metro.


Këtë herë, 19-vjeçari është kritikuar në rrjetet sociale pasi u pa duke kaluar pranë një maskote të re pa ia marrë dorën teksa po hynte në fushë për ndeshjen e raundit të katërt.

Pamjet tregojnë vajzën duke zgjatur dorën drejt tenistit spanjoll, por Jodar vazhdon rrugën pa reaguar, duke nxitur reagime të shumta nga tifozët, të cilët e cilësuan sjelljen e tij si të pahijshme.

Incidenti vjen vetëm dy ditë pasi ai u përball me akuza se kishte shtyrë një vajzë që mbante topat gjatë një ndeshjeje në Paris. Megjithatë, Jodar mohoi kategorikisht pretendimet, duke insistuar se nuk kishte pasur kontakt me të, shkruan Daily Mail.

“Nuk e preka. Jo, jo, jo. Nuk mund ta bëja kurrë këtë”, deklaroi ai në konferencën për media.

Sipas tenistit, vajza humbi ekuilibrin për shkak se iu ngatërruan këmbët në mbulesën e fushës dhe jo si pasojë e ndonjë shtyrjeje nga ana e tij.

“Nuk e shtyva apo diçka të tillë. I thashë babait tim të më jepte gjërat që do të më duheshin pas pushimit për në tualet. Ajo ishte në mes dhe mendoj se po përpiqej të largohej nga rruga”, tha Jodar.

Ai shtoi se e vlerëson punën e fëmijëve që shërbejnë në fushë dhe mohoi çdo sjellje të papërshtatshme ndaj tyre.

“E vlerësoj gjithë punën që bëjnë fëmijët që mbajnë topat. E di sa e vështirë është të qëndrosh në ato kushte. Unë kurrë nuk do ta shtyja një fëmijë”, u shpreh spanjolli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë