Loading…
iTunes mbyllet nga Apple
  • 04/06/2019 | 14:26

iTunes mbyllet nga Apple

Platforma iTunes e kompanisë Apple që ndryshoi se si njerëzit blejnë e dëgjojnë muzikë u mbyll nga kompania dhe po zëvendësohet me tre aplikacione që do të ofrojnë shërbime për muzikë, filma e radio, transmeton Gazeta Metro.


iTunes ndryshoi metodën e qasjes së publikut më 2001’në në muzikë e industria e argëtimit e përqafoi por tani po e mbyllin e po e transformojnë vetë Apple, kështu deklaroi Cragi Federighi, zëvendës presidenti i zhvillimit softuerik të Apple derisa e hapi takimin vjetor të zhvilluesve në Luginën e Silicon.

Federighi ka thënë se e ardhmja e iTunes nuk është një aplikacion por tre, Apple Music, Apple Podcasts and Apple TV.  Transformimi i ITunes vjen derisa gjiganti Apple po përgatitet për lëshimin e projektit TV + të tyre në fund të këtij viti.

Pritet të shihet se si do të veprohet me versionin e iTunes të zhvilluar për kompjuterë me system operativ të Microsft, po ashtu nuk ka informata se si përdoruesit do të bartin libraritë e tyre në aplikacionet e reja.

Inovacionet softuerike dhe zhvillimet e reja që u prezantuan në ditën e hapjes të Konferencës Ndërkombëtare të Zhvilluesve Softuerik (WWDC) kanë ndikuar të gjitha produktet e Apple prej iPhone, iWatch e Car Play përfshi edhe asistentin elektronik Siri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë