Loading…

Iu bashkuan me dëshirë ISIS’it: Aktakuzë për nënën me dy bijat

  • 09/12/2019 | 22:25

Iu bashkuan me dëshirë ISIS’it: Aktakuzë për nënën me dy bijat

Një nënë me dy bijat e saj do të gjykohet, për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, transmeton Gazeta Metro.


Tri gra nga Kosova të cilat ju kishin bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, pas riatdhesimit në Kosovë, në prill të 2019 iu ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, ju është ngritur aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Ku sipas Prokurorisë Speciale, në aktakuzën e ngritur thuhet se tri gratë me inicialet, M.T, V.T-D dhe SH.T, me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste,në atë mënyrë që kanë shkuara në Siri dhe i janë bashkuar organizatës terroriste, militante, ekstremiste ISIS, duke përkrahur këtë organizatë dhe veprimtarinë dhe qëllimet e saja.

Tri kosovaret e riatdhesuara muaj më parë do të japin llogari karshi aktakuzës së ngritur sot e ku thuhet se ato u zhvendosën në Turqi, prej nga me fondet e të vetëquajturit Shtet Islamik, i financuan burrat e tyre në luftën e Sirisë.

Këtë gra sipas aktakuzës, secila veç e veç i kanë ndihmuar luftëtarët e ISIS, duke ndërruar edhe vendbanimet.

“Secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujor të të hollave nga shteti islamik, iu kanë ofruar shërbime logjistike anëtarëve meshkuj të familjes të cilët aktivisht kanë luftuar, e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimi varësisht nga territoret e ISIS” thuhet tutje në aktakuzë.

Ndërsa avokatja e M.T. thotë se nuk ekzistojnë fakte, dhe se ka shërbyer vetëm si amvise.

Nëse vërtetohen këto dyshime të prokurorisë të akuzuarat mund të dënohen nga 5 deri në 10 vjet burgim.

Deri nga viti 2014 e deri në vitin 2018 janë dënuar 96 persona për pjesëmarrje në raste terrorizmi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë