Loading…

Iu gjet arsenal armësh në veturë- Këta janë emrat e personave të arrestuar nga policia

  • 12/02/2024 | 14:24

Iu gjet arsenal armësh në veturë- Këta janë emrat e personave të arrestuar nga policia

Këtë të diel në “Rrugën B” në Prishtinë nga policia janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar për armë ilegale.


Nga të njëjtit policia ka arritur të sekuestrojë disa armë dhe mjete të rrezikshme, ndërsa të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje

Sinjali ka mësuar se tre të dyshuarit që u arrestuan janë Den Hyseni, Diell Pajaziti dhe i mituri A.H., ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se përgjatë kontrollit të veturës në të cilën gjendeshin tre persona, u kapën dy pistoleta, 11 fishekë, 12 karikatorë, një maskë e zezë, një boks hekuri dhe një shufër metalike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë