Loading…

Iu hodh në qafë të dashurit të shoqes së ngushtë: Kush është moderatorja që e ndau me DJ Geek’un Dafina

  • 22/02/2020 | 18:21

Iu hodh në qafë të dashurit të shoqes së ngushtë: Kush është moderatorja që e ndau me DJ Geek’un Dafina

Këngëtarja e njohur nga estrada kosovare, Dafina Zeqiri, me anë të disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se një lidhje romantike mes saj dhe DJ Geek, veçse ka filluar, shkruan Gazeta Metro.


Edhe pse duket se lidhja e re e Dafinës, po ecën mirë, dhe këngëtaren po e bën të lumtur si asnjëherë më parë, jo pak njerëz e dinë të kaluarën e çiftit dhe një personi të tretë në këtë rreth.

Moderatorja e njohur kosovare, e cila e prezanton emisionin “E diel”, Argjira Spanca, ishte e dashura e mëhershme e DJ, me të cilin tashmë është e lidhur Dafina.

Por, ky fakt nuk e bënë person të tretë moderatoren, pasi që ishte në një lidhje më të gjatë me DJ e njohur, si dhe një shoqe shumë e dashur e Dafinës.

Mirëpo, që nga viti 2018, Argjira është ndarë nga ish-i dashuri i saj dhe është larguar nga shoqëria me këngëtaren e cila tashmë është në një lidhje dashurie me partnerin që dikur e kishte shoqja e saj e ngushtë.

Edhe pse lidhja e Dafinës dhe DJ Geek tashmë është bërë publike, ende nuk është parë ndonjë reagim nga moderatorja Spanca, e cila me anë të publikimeve të fotografive në rrjetet sociale, duket se po e shijon jetën dhe punën e saj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë