Aktorja Berguzar Korel, e njohur për publikun kosovar me rolin e saj të Sheherzades dhe aktori Halit Ergenc, i njohur me rolin e Sulltan Sylejmanit, sot u bënë prindër të një vajzë, transmeton Gazeta Metro.
Dyshja vendosën ta quanin atë Lejla dhe kështu u plotësua edhe dëshira e tyre më të madhe për të pasur një trashëgimtare vajzë, pas dy djemve.
Berguzari kur mbeti shtatzënë për herë të dytë kishte dëshirë të lindte një vajzë të cilës do ta quante Lejla, por më pas në familje erdhi një djalë tjetër.
Sipas medieve turke, aktorja ka lindur në spitalin “Maslak Acibadem” në Stamboll dhe gjithçka ka shkuar mirë.
Ndryshe, çifti i njohur turk, janë martuar që nga viti 2009 dhe deri më tani janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, ndërsa sipas raportimeve këta janë ndër të vetmit që nuk kanë pasur ndonjë krizë në martese dhe as nuk janë përfolur për ndonjë skandal./gazetametro.net