Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin evropian, eurodeputeti Ivo Vajgell në dekleratë për portalin Nova ka thënë se vendimi i Ivanovit është i gabuar dhe në kundërshtim të interesave të Maqedonisë, përcjell Zhurnal.
„Çdo prolongim në formimin e qeverisë për shkak të arsyeve politike dëmton interesat e Maqedonisë dhe është në kundërshtim me pritjet e parlamentit evropian dhe institucioneve evropiane të cilat kanë mbështetur Maqedoninë në rrugën drejt BE’së.
Mendoj se vendimi i papritur i Ivanovit mund të sjellë thellim të krizës dhe acarim të situatës. Shpresoj që pas përgjigjes që pret ta marrë nga partitë, megjithatë do ta japë mandatin“ deklaroi Vajgëll. Eurodeputeti shpreson se Ivanov do ta shoh gabimin e bërë dhe do sjellë vendim i cili është në interes të Maqedonisë, ngjashëm me situatën e para disa muajve kur amnistoi 56 persona të hetuar nga PSPja dhe pastaj u tërhoq.