Presidenti maqedon Gjorgje Ivanov në intervistën për “Viner Cajtung” madje ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së, Zoran Zaev nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet.
“Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundoj në burg. Unë nuk kërcënohem. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do ti hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara”, tha Ivanov.
Presidenti ka thënë se çdo qeveri e votuar në Kuvend dhe pa marrë mandatin nga ai, do të jetë qeveri jolegjitime. Në këtë drejtim Ivanov tha se nuk do t’i japë mandatin Zaevit, nëse ndërmarr një hap të tillë në Kuvend. /gazetametro.net