Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot i pari ka pasur takim me zv.ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee ndërsa pas këtij takimi ai ka thënë se vetëm nëpërmjet dialogut duhet të kërkohet zgjidhje.
Presidenti i Maqedonisë, kërkoi nga SHBA-ja, si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë, të ndihmojë që pengesat të mënjanohen dhe të mundësohet që shumica parlamentare ta marrë mandatin.
“Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet”, thonë nga kabineti i Ivanovit, shkruan Zhurnal, përcjell gazetametro.net
Ndërkohë që Ivanov ka kërkuar nga Zaev që bashkë me partnerët e koalicionit do të sigurojnë kufijtë dhe unitetin e shtetit.
Presidenti Ivanov kërkon nga lideri i LSDMsë, Zoran Zaev që ta plotësojnë fjalimin publik se “bashkë me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do t’i sigurojnë kufijtë për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”. /gazetametro.net