Gjorge Ivanov, mes tjerash në intervistën për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, zbulon se koalicioni VMRO-DPMNE- BDI është dakorduar por në moment të fundit është prishur nga një bisedë telefonike.
“Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë e bëra atë që e kanë bërë të gjithë paraardhësit e mi e kanë bërë, të jepet mandati për formimin e Qeverisë. Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të merret vesh me shqiptarët, në afatin e parashikuar prej 20 ditëve, sipas Kushtetutës. Të jem më preciz, koalicioni ishte dakorduar. Por në momentin e fundit kishte një telefonatë dhe koalicioni nuk u bë”, ka thënë Ivanov, duke mos dhënë detaje rreth asaj telefonate.
Presidenti maqedonas nuk po ranon të mandatojë Zoran Zaevin për kryeministër, shkaku i kushteve që ai ka pranuar që të jetë në koalicion me shqiptarët.
Në Maqedoni prej javësh po zhvillohen protesta kundër marrëveshjes së Zaevit me partitë politike shqiptare për koalicion, marrëveshje e cila njeh avancimin e të drejtave të shqiptarëve, duke përfshirë edhe të drejtën që gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase. /gazetametro.net