Loading…

Ivanovi anti-shqiptar, nderohet me çmim special nga Rusia

  • 26/04/2017 | 11:57

Ivanovi anti-shqiptar, nderohet me çmim special nga Rusia

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, i cili nuk po i bindet BE’së dhe Amerikës, për t’i dhënë dritë të gjelbër koalicionit të partive politike shqiptare me partinë e Zoran Zaevit, është nderuar me një çmim të rëndësishëm në Rusi.


Patriaku rus, e ka nderuar Ivanovin me çmimin “Shenjtëria e Tij Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Aleksi II” për vitin 2016. Ky çmim do t’i ndahet Ivanovit më 23 maj në një ceremoni në Moskë patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Cyril, përcjellë gazetametro.net.

Aty thuhet se ky çmim prestigjioz ndërkombëtar që i është dhënë presidentit Ivanov është njohje e përpjekjeve të tij në forcimin e lidhjes në mes të ortodokësve, rolin e fesë në shoqëri dhe krijimin apo forcimin e parimeve të tolerancës fetare.

Maqedonia e qeverisur deri në zgjedhjet e fundit nga VMRO-DPMN, e Gruevskit, dhe e presidentit Ivanov, kanë treguar afërsi me Moskën, duke i kthyer shpinën BE’së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos pas pranimit nga LSDM e Zoran Zaevit, që gjuha shqipe të jetë gjuhë e zyrtare e barabartë me atë maqedonase. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë