Loading…

Ivanovit e Gruevskit mund t’u ndalohet lëvizja në BE

  • 22/03/2017 | 16:54

Ivanovit e Gruevskit mund t’u ndalohet lëvizja në BE

Nikolla Gruevski’t dhe bashkëveprimtarët e tij përfshirë edhe presidentin Ivanov mund të përballen me sanksione nëse vazhdojnë të injorojnë thirrjet e Brukselit për të lejuar formimin e qeverisë së re.


Sipas ekspertëve sanksionet fillimisht mund të jenë në formën e ndalimit të lëvizjes së tyre në shtetet e BE-së dhe ngrirjes së pasurisë së tyre.

“Bëhet fjalë për sanksione, që në plan të parë do të jenë personale më shumë se sa ndaj gjithë shtetit. Dhe mendoj se qartë i tregohet Gruevskit çfarë e pret dhe çfarë do të ndodhë, sepse ai ishte politikan tejet i padisiplinuar” – komentoi ish ambasadori Nano Ruzhin.

“Më 12 dhjetor të vitit 2016 Unioni Evropian ka vendosur sanksione të tilla mbi 7 individë në Republikën Demokratike të Kongos dhe tre prej këtyre individëve kanë qenë zyrtarë të lartë, të cilët janë sanksionuar jo për shkak se kanë bërë dhunë vetë, por për shkak se kanë iniciuar dhunë dhe për shkak se kanë penguar një proces demokratik zgjedhor në Kongo dhe për shkak se kanë penguar sundimin e së drejtës në këtë shtet” – u shpreh profesoresha Besa Arifi.

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani nuk përjashton mundësinë që BE-ja në raportin e veçantë pranveror të shqiptojë sanksione individuale dhe shtetërore për Maqedoninë si: embargo të armëve, kufizime tregtare, kufizime financiare, kufizim të lëvizshmërisë ose sanksione diplomatike, shkruan Alsat M, përcjell gazetametro.net

“Atë nuk do ta bëjnë me dëshirë, por ndoshta mund ta bëjnë për fatin se duhet të disiplinojnë, respektivisht të vetëdijësojnë përkrahësit e këtyre problematikëve, qoftë të Ivanovit ose të Gruevskit, se nuk duhet të përkrahin opsion i cili Maqedoninë e mban jashtë udhëtimit euro-atlantik” – deklaroi Ramadani.

Por, krerëve të VMRO DPMNE-së nuk iu bëhet vonë as për sanksionet e mundshme personale e as ato shtetërore. Për Antonio Milloshovskin shantazhet e BE-së të përcjellura nga euro-komisari Han janë po aq irelevante sa edhe negociatat për integrimin e Maqedonisë në BE.

” Me Hanin biseduam për disa çështje që ishin aktuale këto muaj, ne ishim të drejtpërdrejt dhe thamë se Maqedonia është e hapur për t’i filluar negociatat me BE-në që nga viti 2009, por ne jemi të bllokuar gjithë këto vite dhe cilat do shantazhe dhe negociata janë irelevante për momentin, sepse Maqedonia pret që nga viti 2009, kurse dikush vazhdimisht na bllokon” – tha dje Antonio Milloshovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së pas takimit me eurokomisarin Han.

Kjo deklaratë e Milloshovskit, bashkë me qëndrimin e presidentit, Gjorge Ivanov ndaj përfaqësuesit të BE-së sipas ekspertëve është sinjal i orientimit pro rus të VMRO DPMNE-së dhe përpjekja e tyre për ta involvuar sa më shumë Rusinë në këtë pjesë të Ballkanit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë