Loading…

Ivica Dacic thotë se Serbia nuk ka pretendime territoriale apo politike në Mal të Zi

  • 10/04/2021 | 11:31

Ivica Dacic thotë se Serbia nuk ka pretendime territoriale apo politike në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi sot se mundësimi i shtetësisë së dyfishtë të Serbisë dhe Malit të Zi, nuk paraqet rrezik, nëse merret parasysh që Beogradi nuk ka pretendime as territoriale apo politike ndaj Podgoricës, pohim ky i që pak kush i beson, transmeton Gazeta Metro.


Kështu foli në televizionin serb Tv Pink të shtunën Dacic, derisa në Mal të Zi po mbahen protesta rreth propozimit të rregulloreve përmes të cilave të lehtësohet mundësia e përfitimit të shtetësisë malazeze, dhe heqjen më të lehtë të shtetësisë të emigruarve malazezë.

“Ju kujtohet se unë para 13 vitesh zhvilloja bisedime rreth kësaj çështje, ne të gjithëve ju lejojmë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë, pa detyrimin për heqje dore nga shtetësia e lindjes. Megjithatë, këtë Mali i Zi asnjëherë nuk e kanë lejuar… atje ju merrnin shtetësinë nëse dëshmohej se kishin atë serbe. Ata llogarisnin se këta njerëz nuk do të votonin për ta” tha Dacic.

Dacic nuk është i njohur për mirëkuptim ndaj shtetit malazez kur kërcënonte publikisht shtetasit malazez nga posti i shefit të diplomacisë serbe dikur me masa reciprociteti.

Zyrtarët serbë në vazhdimësi janë ankuar se qeveria malazeze kishte diskriminuar serbët në Mal të Zi, sipas tyre duke mohuar etninë tyre.

Dacic mund të luaj rolin dashamirit së bashku me zyrtarët e tjerë serbë por Kisha Ortodokse Serbe dhe qarqet ultra nacionaliste serbe kanë hapur pretendime territoriale dhe politike ndaj Malit të Zi. Kjo ishte theksuar më tepër pas anëtarësimit të këtij shteti ballkanas në NATO, ku kishte edhe një tentim grusht shteti dhe atentati ndaj Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë