Loading…

Izetbegovic: Jam gati për luftë, s’lejoj ata që kryen gjenocid të sundojnë në Bosnje e Hercegovinë

  • 20/04/2021 | 17:58

Izetbegovic: Jam gati për luftë, s’lejoj ata që kryen gjenocid të sundojnë në Bosnje e Hercegovinë

Bakir Izetbegovic kreu Partisë së Veprimit Demokratik, më parë anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës ka tërhequr vërejtjen se shmangia nga marrëveshja e Dayton dhe çdo tentim i shpërbërjes së këtij shteti do të nxiste luftë të re me pasoja përtej kufijve të këtij shteti, transmeton Gazeta Metro.


Pyetjes së gazetarëve se ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse ishte i gatshëm të qëndronte para njerëzve nëse ka luftë, Izetbegoviq iu përgjigj pozitivisht.

“Absolutisht! Absolutisht! Më parë do të vdisja sot sesa të lejoj ata që kryen gjenocid të sundojnë një pjesë të Bosnje e Hercegovinës. Padyshim. Unë po ua them këtë sot gjatë Ramazanit. Pra, nuk ka dyshim që ata do ta bëjnë atë. Ata mund ta nisin, por ata nuk do e dinë se si do të përfundojë”, tha Izetbegovic.

“Unë nuk do ta them atë. Sepse nuk varet nga Aliu ose Bakiri”, tha Izetbegovic në një intervistë me kanalin O të Sarajevës.

Reagimi i tij u nxit nga kritikat që i kishte pranuar i ati i tij Alija Izetbegovic që ishte kritikuar për mospjesëmarrjen e tij në luftën e 90’ve në Bosnje e Hercegovinë.

Debati në Bosnje e Hercegovinë është ashpërsuar pasi pjesa serbe e shtetit refuzon që Bosnja e Hercegovina të orientohet drejt perëndimit dhe NATO’s posaçërisht.

Tensionet janë shtuar javën e kaluar kur në mediat sllovene u publikua një gjoja ‘non paper’ propozim për zgjidhjen e mundshme të çështjeve të mbetura në Ballkan ku propozohej ndarja e Bosnje e Hercegovinës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë