Loading…

‘Izoluan Kosovën’, Hoti s’i kursen Kurtin e Osmanin: Të paaftë, me politika të mbrapshta po humbasim aleatë

  • 06/06/2023 | 13:37

‘Izoluan Kosovën’, Hoti s’i kursen Kurtin e Osmanin: Të paaftë, me politika të mbrapshta po humbasim aleatë

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth situatës aktuale në vend, duke akuzuar politikën, siç ka thënë ai, të mbrapshtë të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, si shkak i së cilës Kosova po humb miq dhe aleatë, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka vlerësuar se Kosova është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada, dhe se, Kurti-Osmani, po e dërgojnë Kosovën drejt izolimit.

Pos kësaj, deputeti i LDK’së, Kurtin dhe Osmanin i ka cilësuar si të paaftë, të cilët e kanë kthyer Kosovën në qendër të kritikave.

Postimi i plotë:

Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani.

Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.

Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?! /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë