Loading…

Izrael godet Hamas në Gaza, përgjigjet ndaj sulmeve të balonave me eksploziv

  • 12/08/2020 | 17:33

Izrael godet Hamas në Gaza, përgjigjet ndaj sulmeve të balonave me eksploziv

Sulmet ishin reagim ndaj balonave ndezës që u lëshuan në Izrael nga Gaza gjatë disa ditëve të kësaj jave. Helikopterë, aeroplanë dhe tanke sulmuan një numër të caqeve nën kontrollin e organizatës terroriste Hamas në rripin e Gazës në orët e hershme të mëngjesit njoftoi ushtria izraelite, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë sulmit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit ishin goditur një kamp ushtarak, infrastrukturë nëntokësore dhe pika vrojtimi të Hamas në Gaza.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konsideron se e gjithë veprimtaria terroriste ndaj territorit të Izraelit si çështje shumë serioze dhe do të vazhdoj të veproj sipas nevojës kundër përpjekjeve të lëndimit të qytetarët izraelit” ka njoftuar ushtria izraelite. “Organizata terroriste Hamas ka përgjegjësinë për ngjarjet që ndodhin brenda dhe jashtë Rripit të Gazës, dhe do të përballen me pasojat e akteve terroriste ndaj qytetarëve izraelit”.

Njësitet e balonave të Hamas njoftuan se do të vazhdojnë të nisin balona ndezës dhe shpërthyes të mërkurën si reagim ndaj sulmeve të ushtrisë izraelite të martën mbrëma.

Të martën të dy, si Netanyahu dhe Gantz, njëri kryeministër tani dhe tjetri në pritje, i tërhoqën vërejtjen Hamas se Izraeli do të përgjigjej nëse vazhdohet me këto sulme.

“Do të ketë një çmim të lartë për t’u paguar për këto balona terrori” tha Netanyahu. “Ne do të veprojmë dhe ata do ta paguajnë rëndë. Siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Mbane mend këtë, pasi do ta bëjmë përsëri tani.”

Egjipti që zakonisht është ndërmjetësi mes dy palëve ka kërkuar që të Hamas të ndaloj sulmet me balona ndaj Izraelit. Sipas mediave palestineze eprorë të lartë të inteligjencës së Egjiptit kanë njoftuar Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez se vazhdimi i sulmeve ndaj Izraelit mund të çoj tek konfrontimi ushtarak në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë