Kombëtarja e Kosovës sot do të luajë kundër Izraelit ndeshjen e parë për kualifikimet në Kampionatin Europian ‘Euro 2024’, transmeton Gazeta Metro.
Rreth një orë para se të fillojë ballafaqimi janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve.
Te ‘Dardanët’ ashtu siç pritej nuk ka shumë ndryshime nga herët e kaluara përveç rikthimit në formacionin titullar të mbrojtësit, Leart Paqarada.
Kujtojmë që kjo ndeshje luhet në stadiumin ‘Bloomfield’ në Tel-Aviv.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare. /gazetametro.net