Loading…

Izraeli i kundërpërgjigjet Hamas’it me sulme ajrore në Gaza

  • 16/09/2020 | 21:11

Izraeli i kundërpërgjigjet Hamas’it me sulme ajrore në Gaza

Gjatë ditës së mërkurë kishte sulm nga terroristët e Hamas me 13 raketa drejt Izraelit jugor, 5 prej tyre kishin goditur në cak tjerat ishin ndaluar nga ‘Kupola e Hekurt’ e Izraelit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se kanë goditur të mërkurën 10 caqe të Hamas në Rripin e Gazës, transmeton Gazeta Metro.


Aeroplanët luftarak të Izraelit goditën caqet në Rripin e Gazës mëngjesin e të mërklurës, ka njoftuar zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, derisa një barazh tjetër raketash po binte në jug të Izraelit.

Ushtria e Izraelit njoftoi të mërkurën se aeroplanët e Forcave Ajrore të Izraelit kanë goditur dhjetë pika të Hamas, përfshi një bazë të stërvitjeve dhe një fabrikë municioni.

Zëdhënësi ushtarak izraelit tha se “Forcat Mbrojtëse Izraelite i konsiderojnë të gjithë veprimtarinë terroriste me seriozitet të madh dhe do të vazhdojnë të veprojnë sipas nevojës kundër tentimeve për të cenuar qytetarët izraelit dhe sovranitetin e tyre”.

Nuk kishte raporte për viktima apo të plagosur nga asnjëra palë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë