Sipas raporteve të para prej 25 deri në 50 ushtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupev paramilitare pro iraninae janë vrarë mbrëmjen e të martës gjatë këtyre sulmeve ajrore izraelite. Po ashtu raportohet për shkatërrim të disa depove të municionit e pikave të gardës iraniane dhe grupeve paramilitare por iraniane në rajonin rreth kufirit Siri-Irak, transmeton Gazeta Metro.
Sipas medias lokale siriane Deir Ezzor 24 cak i sulmeve ishin pika nën kontroll të grupeve paramilitare pro iraniane dhe ato të Korpusit Të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Mediat siriane pro qeverisë së Bashar al-Assad kanë heshtur rreth viktimave nga sulmet por është raportuar për ambulanca të shumta menjëherë pas sulmeve. Raporte të pavarura raportojnë prej 25 deri në 50 viktima.
Mediat lokale i kanë përshkruar sulmet si disa prej më të rëndat në Sirinë lindor këto vitet e fundit. Pamjet nga rajoni shfaqnin një ndërtesë tërësisht të shkatërruar pas bombardimit.
Caqe që i takojnë forcave të Iranit dhe paramilitarëve të mbështetura nga ta në rajonin e Deir Ezzor ishin shënjestruar vazhdimisht nga sulme ajrore, shpesh të raportuar nga “fluturake të paidentifikuara” viteve të fundit.
Sulmet ishin bazuar në raportet e inteligjencës së dhënë nga SHBA’ja dhe kishin cak depo që mbanin armatim dhe komponentë të programit bërthamor të Iranit, sipas burimeve që i kanë thënë agjencisë së lajmeve The Assoiated Press nga brenda inteligjencës amerikane.
Sipas këtij burimi, që ka biseduar me AP në kushte anonimiteti, që pretendonte se Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka diskutuar sulmet me shefin e Mossad, Yossi Cohen, të cilin e ka takuar në Washington D.C. këtë të hënë gjatë darkës në Cafe Milano.
Ish shefi i Inteligjencës Ushtarake së Izraelit Amos Yadlin kishte shkruar në Twitter se sulmet e të martës mbrëma shërbenin si përkujtim Iranit se Izraeli nuk do të ndaloj së luftimin për të ndaluar aktivitetin në Siri, as gjatë administratës së Biden.
Supozohet se këto janë sulmet e treta me radhë në tre javët e fundit në Siri nga forcat ajrore të Izraelit./gazetametro.net