Loading…

Izraeli ndalon një sulm tjetër terrorist me bombë sot, i dyshuari palestinez nga Gaza kishte leje pune

  • 24/11/2022 | 17:37

Izraeli ndalon një sulm tjetër terrorist me bombë sot, i dyshuari palestinez nga Gaza kishte leje pune

Njoftimi nga agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet vjen 24 orë pas dy sulmeve vdekjeprurëse terroriste me bomba në Jerusalem ku u vra një adoleshent izraelit dhe u plagosën 22 persona të tjerë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të agjencisë izraelite Shin Bet i dyshuari kishte planifikuar të vendoste bombë në një autobus në qytet në jug të Izraelit kanë raportuar mediat izraelite.

Agjencia ka arrestuar 31 vjeçarin Fathi Ziad Zakot, banor i Rafiah në jug të Rripit të Gazës. Sipas tyre organizata terroriste Xhihadi Islamik Palestinez kishte rekrutuar Zakot për të vendosur një bombë në një autobus.

Bomba dhe materiale të tjera janë sekuestruar nga forcat e sigurisë izraelite.

Sipas agjencisë, Zakot ka ndjekur trajnime nga terroristët në enklavën e qeverisur nga organizata terroriste Hamas dhe kishte nisur të mblidhte material shpërthyes për të montuar bombën sa ishte në Izrael.

Shin Bet njoftoi se hetimi kishte zbuluar se sulmi i planifikuar ishte komanduar Jihad Na’am, një epror i lartë i terroristëve Xhihadi Islamik në Rafiah. Ata kanë shtuar se kishin zbuluar se ishin dy kushërinj të tij që e kishin rekrutuar, të dy anëtar të grupit terrorist.

Sipas hetimit Zakot kishte refuzuar fillimisht të kryente sulmin, “por pas një bisede bindëse, ai kishte lëshuar pe dhe ishte pajtuar”. Ai kishte menduar fillimisht që të vendoste bombën në një sallë evenimentesh apo qendër tregtare. Më vonë ai kishte zgjedhur të vinte bombën në autobusin me të cilin udhëtonte në Izrael.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se megjithëse terroristët e Xhihadit Islamik Palestinez kishin kryer sulmin, ata mbanin si përgjegjës edhe organizatën tjetër terroriste që qeverisë në Rripin e Gazës, Hamas.

Sulmet terroriste me vendosje të bombave në autobusë ishin metodë e Intifadës së Dytë Palestineze në periudhën 2000-2005 por nuk janë përdorë në 17 vitet e fundit, që sipas zyrtarëve izraelitë vjen si rezultat i shtimit të masave të sigurisë, përfshi barrierën në Bregun Perëndimor dhe veprimtarinë më të përmirësuar të inteligjencës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë