Qeveria izraelite konkretizon angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në ballafaqimin me sulmet kibernetike dhe shtimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Vitin e shkuar ishte Zëvendësministri i Jashtëm izraelit Idan Roll, i cili në një takim në Berlin me ministren e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën e Izraelit, në mbrojtjen kibernetike.
Top Channel mëson se në Tel Aviv, Gaby Portnoy-Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë Kibernetike të Izraelit së bashku me Igli Tafën, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Në fund të muajit të kaluar në vizitë zyrtare në Izrael ka qëndruar edhe Zëvendëskryeministrja e dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjisë së qeverisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, ku kishte diskutuar edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike me homologun e saj izraelit.
Në kuadër të vizitës ajo kishte takuar edhe Gaby Portnoy po ashtu siç ishte njoftuar pikërisht nga Igli Tafa.
Shqipëria vitin e kaluar kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit pak kohë pas sulmeve kibernetike që kishin cak sistemet qeveritare të saj.