Loading…

Izraeli në gatishmëri të plotë për sulm ndaj Iranit, aktiv në Gaza e Liban kundër vasalëve terroristë të teokracisë

  • 06/05/2026 | 16:37

Izraeli në gatishmëri të plotë për sulm ndaj Iranit, aktiv në Gaza e Liban kundër vasalëve terroristë të teokracisë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë goditur caqe dhe parandaluar sulme si në Rripin e Gazës dhe në jug të Libanit derisa gatishmëria për edhe një fushatë sulmesh ndaj teokracisë islamiste në Iran është e plotë, transmeton Gazeta Metro.


Në veri të Rripit të Gazës IDF njoftoi se ka eliminuar terroristë të Hamas që po operonin afër trupave të stacionuara. IDF vepruan pasi operativët e Hamas paraqisnin “kërcënim imediat” për trupat sipas ushrisë izraelite. Në një incident tjetër në Gaza të martën kanë eliminuar edhe dy terroristë të Hamas që po vepronin në afërsi të Vijës së Verdhë.

Në Liban, vasalët e tjerë terroristë të Iranit – Hezbollah – pavarësisht armëpushimit lansuan raketa, mortaja dhe drone drejt trupave izraelite të stacionuara në jug të Libanit njoftoi ushtria izraelite. Presdha goditën afër forcave izraelite por nuk plagosën askënd. Dy drone të Hezbollah u rrëzuan nga artileria izraelit në Liban e që ishin lansuar drejt Izraelit. Në ndërkohë IDF njoftoi se kanë zbuluar dhe eliminuar grupe terroristësh në sektorin perëndimor të zonës së kontrollit në jug të Libanit, ndërsa në zonat tjera janë kryer 25 sulme ndaj caqeve të Hezbollah përfshi edhe depo armësh.

Shefi i Shtabit të IDF, Eyal Zamir, të mërkurën u tha mediave gjatë vizitës së trupave  në frontin verior se ushtria izraelite tashmë është në gatishmëri për vazhdimin e operacioneve në Iran dhe se kanë përcaktuar një “varg caqesh” për t’i goditur nëse lufta do të vazhdonte. Ai shtoi se “koordinimi dhe ushtrinë amerikane është i pandalshëm dhe po monitorojnë situatën”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë