Loading…

Izraeli nis operacion ushtarak në Gaza, vrau komandantin e terroristëve të Xhihadit Islamik të Palestinës

  • 05/08/2022 | 18:42

Izraeli nis operacion ushtarak në Gaza, vrau komandantin e terroristëve të Xhihadit Islamik të Palestinës

Ushtria izraelite nuk ka pritur eskalimin e situatës dhe ka nisur sulmin në veri të Gaza duke vrarë komandatin e organizatës terroriste Xhihadi Islamik i Palestinës Tayseer al-Jabari të premten, poashtu kanë eliminuar 12 anëtarë të grupit që ishin nisur të kryenin sulm në Izrael, transmeton Gazeta Metro.


Bateritë e Mburojës së Hekurt së Izraelit janë në gatishmëri anekënd Izraelit pasi që priten sulme me raketa pas që u njoftua nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit se kanë nisur operacionin ushtarak në Rripin e Gazës kundër terroristëve të Xhihadit Islamik.

Disa caqe janë goditur të premten, me raporte se ka viktima përfshi kreun e komandës veriore të grupit Tayseer al-Jab që kishte zëvendësuar Baha abu al-Ata.

Si shtesë dronet izraelite kanë kryer sulm ndaj dy celulave të grupit terrorist Xhihadi Islamik që ishin rrugës për të kryer sulme me predha anti-tank duke eliminuar 12 operativë të tyre.

Al-Jab sipas Izraelit kishte komanduar lansimin e qindra raketave vitin e kaluar gjatë Operacionit Rojet e Mureve, përfshi sulme me predha anti-tanke.

Ushtria izraelite ka njoftuar se kishin informacion specifik se ai po planifikointe sulme ndaj caqeve izraelite.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza në mesin e viktimave janë edhe 8 persona të tjerë. Një vajzë tetë vjeç raportohet të ketë vdekur dhe 44 të plagosur.

Pas sulmeve ushtria izraelite kanë vendosur në gatishmëri bateritë e Mburojës së Çeliktë pasi priten sulme me raketa nga Gaza drejt territorit izraelit. Rezervistë shtesë janë thirrur përshi edhe trupa këmbësorie dhe të blinduara.

Sipas ushtrisë së izraelit organizata tjetër terroriste Hamas nuk do të përfshihet në luftime. Ata kanë lejuar kalimin e derivateve nga Izraeli në Gaza të premten pasdite për të parandaluar ndalimin e punës së centralit diellor të energjisë elektrike, i vetmi që operon në Rripin e Gazës. Pa këtë central Gaza do të varej tërësisht nga energjia që hy me shumicë nga Izraeli, 120 megavat në ditë.

Lideri i grupit terrorist Xhihadi Islamik që ka bazë në kryeqytetin e sirian Damask, ishte në vizitë në Teheran të enjten dhe kishte takuar presidentin Ebrahim Raisi. Teherani furnizon dhe financon këtë organizatë terroriste.

Kufizime në qarkullim në jug të Izraelit kishte që nga e marta kur kishte shqetësime për një sulm të mundshëm Xhihadi Islamik pasi policia izraelite kishte arrestuar Bassem Saadi, epror i lartë i grupit në Bregun Perëndimor të hënën.

Pjesëtarë të grupit terrorist palestinezë janë parë edhe më parë të sulmojnë automjete izraelite, si ato civile dhe ushtarake, me predha anti-tanke.

Si Katari dhe Egjipti po tentojnë të ndërmjetësojnë me Hamas dhe Xhihadin Islamik për të qetësuar situatën. Hamas është angazhuar poashtu që të parandalojë sulmet nnga Xhihadi Islamik, përfshi bërjen presion ndaj grupit dhe celulave lokale që do të mund të sulmonin caqe izralite./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë