Loading…

Izraeli pretendohet se kreu sulme ajrore në Siri, dëmton portin e Latakia në rrethinën e të cilit qëndrojnë forca ruse

  • 07/12/2021 | 19:06

Izraeli pretendohet se kreu sulme ajrore në Siri, dëmton portin e Latakia në rrethinën e të cilit qëndrojnë forca ruse

Xhirime dhe fotografi nga porti i Latakia në Siri nga sulmi shihet si një zjarr ka rënë portin pas sulmit të pretenduar se u krye nga forca ajrore izraelite, transmeton Gazeta Metro.


Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA mbrojtja ajrore e Sirisë u aktivizua në portin Latakia mbrëmjen e të hënës.

Në xhirime të dala në rrjete sociale të gjoja sulmeve izraelite mund të dëgjohen shpërthime në prapavijë. Mediat siriane kanë pretenduar më vonë se zjarri ishte shuar në port.

Nuk ka pasur viktima nga sulmet sipas SANA por janë djegur disa kontejnerë në portin e Latakia pas sulmeve. Sulmi kishte ardhur sipas tyre nga forcat ajrore të izraelite që ishin afruar nga deti Mesdhe dhe kishin hapur zjarr me disa predha nga aeroplanët në portin në veriperëndim të Sirisë.

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet të martën në dukje la të kuptohet për përfshirjen e Izraelit në sulme  kur tha në takim me presidentin qipriot Anastasiades dhe kryeministrin grek Mitsotakis se “në ballafaqim me forca shkatërrimtare, ne do të vazhdojmë të veprojmë, nuk do të lodhemi”.

Portali izraelit Walla ka raportuar të martën se zyrtarë ushtarak izraelitë kanë pretenduar se kanë shkatërruar 75 % të armatimit të Iranit në Siri dhe kanë arritur nivelin më të lartë të zmbrapsjes dhe parandalimit kundër forcave iraniane në Siri, si dhe forcave të regjimit të Bashar al-Assad.

Sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar Sirinë kanë pasur cak të lloje të shumta të pajisjeve ushtarake të dedikuara për grupet paramilitare pro iraniane në Siri, mes tyre drone, raketa, predha, infrastrukturë për prodhim armatimi dhe komponentë të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore., ka shtuar Walla.

Latakia është në pikë qëndrimi e forcave ushtarake ruse në Siri, ku gjendet edhe baza ajrore e tyre Khmeimim afër Latakia.

Në vitin 2018, 14 ushtarë rusë u vranë kur një aeroplan rus u rrëzua nga predha e mbrojtjes kundërajrore siriane gjatë një sulmi të pretenduar izraelit afër Latakia. Rusia kishte protestuar ashpër ndaj Izraelit në atë kohë, duke e mbajtur atë përgjegjës për incidentin.

Izraeli nuk i pranon zyrtarisht sulmet e kryera ndaj Sirisë dhe besohet se sulmi i fundit ishte kryer në Siri dy javë më parë, ku mbetën të vdekur nga sulmet ajrore 4 anëtarë të organizatës terroriste Hezbollah.

Disa sulme në Siri gjatë nëntorit i janë atribuuar Izraelit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë