Loading…
Izraeli prezantoi tankun e mençur
  • 12/08/2019 | 20:22

Izraeli prezantoi tankun e mençur

Dekadave te fundit tanket janë përmirësuar dhe modernizuar dukshëm, megjithatë ka armë që mund të i shkatërrojnë dhe tani po punohet që detyrat më të rrezikshme në fushë betejë do ti kryejnë tanke pa ekip brenda, transmeton Gazeta Metro.


Izraeli prezantoi tankun e ri të mençur, tre versione të prototipit të makinës luftarake të së ardhmes “Carmel”. Siasp dukjes dhe armatimit (top i kalibrit 30 mm) është para së gjithash mjet kundër këmbësorisë. Ekipi përbëhet prej dy personave dhe është i pajisur me dhjetëra kamera, radarë e senzorë. Tankistët do të mund të ndërrojnë detyrat, të dy e kanë mundësinë e drejtimit dhe vëzhgimit të tankut, po ashtu të shfrytëzojnë armatimin dhe pajisjet tjera.

Tanket kanë teknologjinë më të re që mundëson vëzhgimin e terrenit në 360 shkallë që e mundësojnë sensorët e shumtë.

Ekipi i tankut do të pajisen me helmeta “Iron Vision” ku informacioni do të ju shfaqet në ekranet brenda tyre. Këto helmeta i kanë edhe pilotët e aeroplanëve luftarak amerikanë të gjeneratës së pestë, F-35. Kompania Rafael përdori “kabinën e xhamit”, me të cilën ekipi merr informacionin e terrenit.

Janë tre prodhues të tankeve të mençur, Industria Aeronautike e Izraelit, Rafael dhe Elbit Marahot. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë