Loading…

Izraeli proteston ndaj BE’së për financim të OJQ’ve të lidhura me terroristë palestinezë

  • 07/05/2020 | 10:33

Izraeli proteston ndaj BE’së për financim të OJQ’ve të lidhura me terroristë palestinezë

Ministria e jashtme e qeverisë izraelite ftoi Ambasadorin e BE’së në Izrael, Emanuele Giaufret, për të protestuar rreth një letre që deklaronte se palestinezët që kanë lidhje me grupe terroriste mund të jenë pjesëmarrës në veprimtari e përfitues të fondeve të BE’së, transmeton Gazeta Metro.


Ftesa erdhi pas raportimeve në media izraelite për letrën e përfaqësuesve të BE’së kur sqarohej kjo çështje. Giaufret pritet të dëgjoj protestën e Izraelit nga zëvendës drejtuesja e përgjithshme për Europë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Anna Azari.

Përfaqësuesi i BE’së në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, Sven Kuhn von Burgsdorff kishte shkruar në një letër të drejtuar rrjetit të OJQ’ve palestineze të datës 30 mars, që sqaronte se të gjitha projektet e financuara nga BE’së ,që përfshijnë organizata palestineze, duhet të ju nënshtrohen ligjeve të BE’së, siç është edhe ndalimi i financimit të grupeve terroriste. Megjithatë, në letër sqarohet se nuk ka individë palestinezë në listën e BE’së për “masa kufizuese” që ndalon financimin e terrorizmit, kështu që OJQ’të nuk do të pengoheshin nëse anëtarë të grupeve terroriste përfitojnë nga fondet e BE’së.

Në letër sqarohet edhe se “BE’ja nuk kërkon nga asnjë organizatë e shoqërisë civile që të ndryshojë qëndrimin politik për cilën do palë palestineze si dhe nuk diskriminon ndaj asnjë personi natyral bazuar në qëndrimet e tyre politike”.

Porosia e Von Burgsdorff erdhi pas muaj protestash nga OJQ’të palestineze që kërkonin që BE’ja të heq përcaktimin se ndihma mund të ju dërgohet vetëm organizatave pa lidhje me grupe të përcaktuar nga BE’ja si terroriste.

Organizatat terroriste pretendojnë se grupet terroriste si Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, që është përcaktuar si organizatë terroriste në BE, SHBA, Kanada dhe Izrael dhe është përgjegjëse për shumë sulme terroriste ndaj izraelitëve, janë parti politike.

“Nuk ka pengesë ligjore për individë që nuk janë të emëruar në listën e masave kufizuese për të parandaluar pjesëmarrjen në veprimtari të financuara nga BE’ja, përveç përfaqësuesve të organizatave në listë” ju ka thënë mediave izraelite zëdhënësi i përfaqësisë së BE’së në Izrael.

Zëdhënësi shtoi se “Mbështetja e BE’së është subjekt që i nënshtrohet monitorimit të përhershëm e të rreptë si dhe të verifikimit të dyfishtë ex-ante dhe ex-post”.

Megjithatë, autoritete izraelite theksojnë se OJQ me lidhje me grupe terroriste si Al-Haq, që përfshihet në lobim kundër Izraelit dhe drejtori i të cilës Shawan Jabarin është person i dënuar për terrorizëm, janë financuar nga BE’ja me rreth 296600 € në periudhën prej 2017-2020./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë