Pika e shkatërruar ishte 150 metra nga kufiri Izrael-Siri është sulmi i parë nga qeveria e kryeministrit izraelit Naftali Bennet, transmeton Gazeta Metro.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë goditur një pikë vrojtuese afër qytetit Quientra që ishte rreth 150 metra larg kufirit dhe ishte e ndërlidhur me Brigadën e 90’të të Armatës së Sirisë dhe ishte frekuentuar nga zyrtarë të Hezbollah dhe shfrytëzohej si pikë vëzhgimi e forcave izraelite në Majat e Golanit. Sipas raporteve të mediave opozitare siriane ajo pikë është shkatërrua nga predha tankesh të Izraelit.
Dy javë më parë ushtria izraelite kishte shkatërruar një pikë tjetër vrojtuese në rajonin e njejtë që është zonë e demilitarizuar.
Janë regjistruar edhe dy sulme tjera për të cilat ishte fajësuar Izraeli që nga fillimi i muajit maj.
Derisa Forcat e Mbrojtjes së Izraelit rrallë përgjigjen në raporte të huaja, ata kanë pranuar se kanë kryer qindra sulme ajrore si pjesë e fushatës që e quajnë “lufta-mes-luftërave” për të penguar transferimin e armatimit të përparuar tek Hezbollah në Liban dhe fortifikimin e forcave Iraniane në Siri, ku ata do të mund vepronin me lehtësi kundër Izraelit.
Megjithëse Izraeli zakonisht i shmanget shënjestrimit të agjentëve të grupeve terroristeve për t’iu shmangur të kundërpërgjigjen pasuese disa prej sulmeve i janë atribuuar Izraelit kanë vrarë disa anëtarë të Hezbollah në jug të Sirisë në Majat e Golanit, ku grupi terrorist po provon të vendos një prezencë të përhershme ushtarake./gazetametro.net