Loading…

Izraeli s’ka armëpushim: IDF vrau tre eprorë divizionesh të terroristëve të Hamas 

  • 20/11/2023 | 17:06

Izraeli s’ka armëpushim: IDF vrau tre eprorë divizionesh të terroristëve të Hamas 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vazhduan operacionin anti-terrorit në Rripin e Gazës ku u vranë edhe dy ushtarë izraelitë në betejë me fashistët islamistë të Hamas, transmeton Gazeta Metro.


Izraeli ka mohuar se ka armëpushim dhe në operacionet e të hënës vranë tre komandantë divizionesh të Hamas të cilit ishin zbuluar nga Shin Bet (agjencia izraelite e sigurisë) dhe inteligjenca ushtarake.

Forcat izraelite kanë vazhduar edhe shkatërrimin e infrastrukturës terroriste në Gaza, përfshi tunelet. Një i tillë u zbulua edhe nën spitalin Al-Shifa, me gjatësi rreth 50 metra.

Forcat Ajrore të Izraelit kanë goditur edhe një depo municioni dhe armatimi të Hamas në Gaza.

Ushtria izraelite të hënën kishte shënjestër edhe caqe të terroristëve shiit Hezbollah në Liban që kanë sulmuar me drone në veri të Izraelit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë