Loading…

Izraeli tërthorazi fajëson Hezbollah për shpërthimin në Bejrut

  • 11/08/2020 | 21:35

Izraeli tërthorazi fajëson Hezbollah për shpërthimin në Bejrut

Derisa askush nuk mund të thotë se kush është pronari i substancës që shkaktoi shpërthimin në portin e Bejrut dhe ka shumë dyshime rreth prejardhjes së tij ministri i jashtëm i Izraelit Gabi Ashkenazi tha se shpërthimi në Bejrut është shembull sesi Hezbollah i përdorë civilët si mburojë veprimtarinë terroriste para 12 ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit të OKB në kufirin verior të Izraelit, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e lidhi drejtpërdrejt shpërthimin në Bejrut me depot e armatimit që Hezbollah i mban në zona civile në Liban. Ai në bisedë me Presidentin e Francës, Emannuel Macron, të martën tha se “për të shmangur fatkeqësi si ajo në portin e Bejrut, në duhet të konfiskojmë eksplozivët dhe predhat që Hezbollah ka fshehur në qendrat civile në Liban”.

Ministri i jashtëm izraelit bëri aluzione gati të drejtpërdrejta se grupi terrorist i mbështetur nga Irani ishte përgjegjës për shpërthimin e 2750 tonelata të nitratit të amonit që ishte magazinuar në portin e Bejrutit mund t’i ketë takuar Hezbollah. Izraeli për një kohë të gjatë pretendon se organizata e kontrollon portin.

“Izraeli nuk mund të mbetet indiferent ndaj përpjekjeve të Hezbollah për të dëmtuar qytetarët dhe sovranitetin e Izraelit” i paralajmëroi 12 ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB të martën, në kufirin verior të Izraelit.

“Hezbollah vepron në territore urbane dhe të populluara duke shfrytëzuar qytetarët libanezë si mburoja njerëzore siç i pamë në ngjarjen fatkeqe javën e kaluar, në të cilën qindra civilë të pafajshëm libanezë u plagosën” tha Ashkenazi.

Ai shtoi se paqëndrueshmëria politike i ka mundësuar Hezbollah për të marrë përsipër “praktikisht gjithë vendin”. “Irani ka marrë peng Libanin përmes Hezbollah” tha ai.

Ministri Ashkenai bisedoi me ambasadorët disa orë para takimit në OKB të Këshillit të Sigurimit të martën për vazhdimin e Forcës së Përkohshme në Liban të OKB’së (UNIFIL), kur pritej vazhdimi i mandatit të këtij misioni. Ashkenazi tha se e mbështesin vazhdimin e një mandati që i mundëson misionit të kryej detyrat me efektivitet, duke vlerësuar se mandati i tanishëm është gjysmak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë