Loading…

Izraeli u kërkon qytetarëve iranian të mos përdorin trenat dhe të qëndrojnë larg hekurudhave

  • 07/04/2026 | 08:12

Izraeli u kërkon qytetarëve iranian të mos përdorin trenat dhe të qëndrojnë larg hekurudhave

Ushtria e Izraelit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët në Iran përmes një komunikate zyrtare, duke kërkuar kujdes të shtuar për sigurinë e tyre gjatë sulmeve ndaj islamistëve terrorist, transmeton Gazeta Metro.


Në deklaratë, qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin përdorimin e trenave dhe qëndrimin pranë linjave hekurudhore në të gjithë territorin e Iranit. Kjo masë konsiderohet si parandaluese dhe lidhet me shqetësime për sigurinë në këto zona.

Autoritetet kanë theksuar se ky paralajmërim duhet të respektohet deri në orën 21:00 sipas kohës lokale të Iranit, duke vendosur një afat të qartë për zbatimin e udhëzimeve. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe.

“Paralajmërim urgjent për përdoruesit dhe pasagjerët e trenave në vendin e Iranit. Të dashur qytetarë, për hir të sigurisë suaj, ju lutemi që nga ky moment deri në orën 21:00 sipas orës së Iranit, të përmbaheni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren në të gjithë Iranin. Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen në një moment të ndjeshëm dhe synon të shmangë rreziqe të mundshme për popullatën civile gjatë sulmeve ndaj regjimit ekstremist në Iran./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë