Loading…

Izraeli vrau dy shefat e inteligjencës së Hamas sot, shpotisin organizatën terroriste në rrjete sociale

  • 12/05/2021 | 15:24

Izraeli vrau dy shefat e inteligjencës së Hamas sot, shpotisin organizatën terroriste në rrjete sociale

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) me Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) në një operacion të përbashkët kanë eliminuar shefin e inteligjencës së Hamas dhe zëvendësin e tij. Madje, e gjetën të tallen me organizatën terroriste në rrjete sociale, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediave izraelite pas një operacioni të ndërlikuar IDF dhe Shin Bet kanë goditur një ndërtesë në Gaza të mërkurën, duke vrarë dy nga anëtarët kryesor të komandës ushtarake të Hamas. Sipas tyre këta të dy janë bashkëpunëtorë të afërt të krahut ushtarak të Hamas, Mohammed Deif.

Të vrarët janë Hassan Kaogi, kreu i departamentit të inteligjencës dhe sigurisë së Hamas dhe zëvendësi i tij, Wail Issa.

Në rrjetin social Twitter ushtria e Izraelit kanë njoftuar se i kanë eliminuar dhe shtuan një tallje, “si duket inteligjenca jonë ishte më e madhe”.

50 raketa kanë dërrmuar qytetin izraelit Ashdod si reagim. Katër izraelitë civilë që nga mbrëmja e të martës janë vrarë nga breshëritë e raketave dhe një predhë anti tank afër kufirit me Gaza.

Rreth 850 raketa kanë rënë në territorin izraelit të lëshuara nga Gaza, rreth 200 kanë rënë brenda territorit të kontrolluar nga organizata terroriste Hamas.

Nga 4 izraelitë të vrarë të mërkurën ishin edhe Khalil Awad dhe e bija e tij Nadin, 16 vjeç, banorë arabë-izraelitë që vdiqën pasi raketa goditi direkt veturën e tyre në qytetin Lod./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë