Loading…

Ja çfarë fshihet pas historisë së suksesit të Luana Vjollcës

  • 29/06/2020 | 19:37

Ja çfarë fshihet pas historisë së suksesit të Luana Vjollcës

Luana Vjollca është padyshim një nga emrat më në zë të momentit, pas sukseseve të njëpasnjëshme që ka arritur.


Ajo është një ndër figurat publike më të ndjekura në vendin tonë, teksa përpos rolit të moderatores ka korrur sukses edhe si autore dhe këngëtare.

Por, si ia ka dalë Luana të jetë kaq e sukseshme dhe të prek majat?

Kjo është një pyetje që u bëhet shpesh njerëzve të arrirë, dhe sot Luana ka ndarë me ne “çelësin” e suksesit.

Moderatorja ka postuar në Instastory një thënie shumë të famshme që thotë: “Në fund të fundit jeta ime është historia e përpjekjeve që kam bërë për të qëndruar me këmbë në Tokë, ndërsa mbaja sytë nga qielli.”

Pra, thënë shkurt, punë, vullnet dhe ëndrra, janë tre fjalët kyçe që mund të përshkruanin më mirë historinë e suksesit të Luanës, nisur nga postimi i saj.

Kujtojmë se pas përfundimit të “Shiko kush luan”, Luana po punonte për një emision të ri, që mban titullin “Take me out” dhe një format i tillë vjen për herë të parë në Shqipëri.

Pandemia duket se solli anulimin e këtij formati, mirëpo menjëherë pas përmirësimit të situatës, Luana ka nisur sërish punën.

Ajo ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të nisë transmetimin “Take me out”, megjithatë mbetet ta mësojmë shumë shpejt.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë