Loading…

Ja çfarë i pret palët refuzuese ndaj propozimit të BE’së: Kurti ‘refuzues’, Vucic është deklaruar pro

  • 25/01/2023 | 22:13

Ja çfarë i pret palët refuzuese ndaj propozimit të BE’së: Kurti ‘refuzues’, Vucic është deklaruar pro

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth Propozimin Europian, ndërsa ka thënë se është më i miri i mundshëm. Ndërsa nuk ka dhënë sinjale pozitive rreth qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti rreth këtij plani, ndryshe nga qëndrimi pozitiv i presidentit serb, Aleksandër Vucic. Por ja çfarë i pret palët që e refuzojnë këtë propozim sipas Lajçak, shkruan Gazeta Metro.


Kur u pyet Lajçak se cili është qëndrimi i kryeministrit Kurti rreth Propozimit Europian, Lajçak e tha në Rubikon se pret nga Kurti këtë përgjigje dhe se ai nuk mund ta thotë.

“Ai ka për të thënë se cila është qëndrimi i Kosovës, jo unë”, tha Lajçak.

“Nuk mund të prisni të përgjigjem në këtë pyetje, sepse procesi është në zhvillim, kam thënë atë që kam thënë në emër të grupit dhe donim të dërgonim disa sinjale dhe jam këtu për të vazhduar orvatjet tona.”, tha Lajcak.

Ndërsa theksoi se pala që nuk do e pranojë propozimin, nuk do të këtë mbështetje ndërkombëtare.

”Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”.

Ai gjithashtu theksoi se takimi i së premtes mes tij, tri shtatëve kryesore të BE dhe SHBA, ka qenë i një peshe së rëndë.

“Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”, tha Lajcak.

Ndërsa sa i përket qëndrimit të presidentit serb, Aleksandër Vucic, karshi propozimit europian, ai theksoi se është bërë e qartë nga ai në dy deklaratat e tij publike i cili është shprehur se Serbia është e gatshme të pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Ai i ka dhënë dy deklarata që nga takimi ynë dhe mendoj se e ka bërë shumë të qartë pozitën e tij. Do të kisha pasur dëshirë që të jetë e lehtë, vërtetë është e rëndësishme që jemi në rrugën e duhur edhe me Qeverinë e Kosovës edhe me Qeverinë e Serbisë, kjo është shumë e rëndësishme”, tha Lajcak.

Lajçak foli edhe për afate, marsi, ka thënë ai, është afat natyror dhe deri në këtë muaj pritet avancim.

Por sipas Lajçak, nëse deri në mars nuk ka përparim, atëherë do të kuptohet se kush është fajtor.

“Nuk jam në favor të përcaktimit të afateve aritificiale, por megjithatë kemi afat natyror, sepse deri në mars do ta dijmë a jemi duke avancuar apo jo. Dhe nëse nuk avancojmë do ta kuptojmë pse, kush është fajtor”, ka thënë Lajçak.

Duhet theksuar se mbrëmë, Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti, duke i kërkuar që ta pranojë propozimin e BE’së, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kjo telefonat e Chollet për ta bindur Kurtin që ta pranojë propozimin e BE’së, tregon për ‘refuzimin’ e Kurtit ndaj këtij plani, ndryshe siç e kishim kuptuar deri më tani.

Pasi që ishte vetë Kurti që kishte thënë se është Serbia dhe jo Kosova ajo që po e refuzon planin europian. Por si duket kjo nuk qëndron, pas deklaratave të fundit të ndërkombëtarëve, Lajçak dhe Chollet, të cilët lanë të nënkuptojnë që Kurti ende nuk ka dhënë sinjale për ta pranuar këtë propozim.

“Fola sot e kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Chollet, të martën në Twitter.

Chollet e thërret Kurtin në telefon, ia kërkon themelimin e Asociacionit dhe pranimin e propozimit të BE’së

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë