Loading…

Ja çfarë po ndodh mes biznesmenit dhe Fjolla Morinës

  • 27/11/2021 | 18:30

Ja çfarë po ndodh mes biznesmenit dhe Fjolla Morinës

Nuk ka më dyshime pasi burime të afërt me çiftin konfirmojnë për ndarjen e biznesmenit të njohur Fisnik Syla dhe këngëtares nga Kosova Fjolla Morina.


Që pas daljes nga burgu të Fjollës, u përfol se ajo i kishte dhënë fund martesës. Dyshimet lindën pasi ata nuk shiheshin më në shoqërinë e njëri-tjetrit e madje këngëtarja nuk e ndiqte në Instagram.

Ndryshe nga Fjolla, Fisniku refuzonte ta hiqte nga Instagrami, e madje ishte një ndër të parët që pëlqente fotot e këngëtares duke i dhënë shpresa fansave se lidhja e tyre nuk ka marrë fund.

Por së fundmi as Fisniku nuk e ndjek më Fjolla Morinën në Instagram dhe dyshja nuk kanë asnjë shenjë nga njëri-tjetri në jetën e tyre publike.

Kujtojmë se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u martuan gjatë arratisë së këngëtares në Maldive, në një ceremoni private ku ajo veshi fustanin e bardhë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë