Gjykata në qytetin francez Colmar dje ka marrë vendim për lirimin e Haradinajt që në liri të pres vendimin mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic ka deklaruar sot se vendimi i gjykatës franceze që të lirojë njërin prej komandantëve të UÇK’së Ramush Haradinaj në liri me kusht është aludim për hedhje poshtë të aktakuzës serbe, si dhe që anëtaret e BE’së kanë marrë direktivë që të hedhin poshtë aktakuzën serbe.
“Konsideroj se BE ka iu ka dhënë këtë direktivë anëtareve. Në kësi marrëdhënie nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe të krimeve të luftë të cilat i kanë kryer shqiptarët”, ka thënë kryetari i Serbisë për media serbe./gazetametro.net