Ndeshje tipike angleze u zhvillua ditën e sotme ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspur, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. Në fund të takimit pati edhe një kacafytje të ashpër mes Antonio Conte dhe Thomas Tuchel, transmeton Gazeta Metro.
Thomas Tuchel në intervistën pas ndeshjes nuk e cilësoi si një punë të madhe përplasjen e tij me Conten, pasi sipas tij ky është futbolli i Premier League dhe të dy po luftonin për skuadrat e tyre.
”Është futbolli i Premier League dhe të dy trajnerët u përfshinë sot sepse ne të dy po luftonim për skuadrat tona. Kjo ishte e gjitha. Për mua nuk është një punë e madhe, ishte pjesë e ndeshjes kjo sot,” tha ai.
Gjykim me standarde të dyfishta e konsideroi gjermani atë të Anthony Talyor, kur kujtoi rastet që mesfushori danez, Pierre-Emile Hojbjerg kishte bërë ndërhyrje të palejuara.
”Të dy golat e Spurs nuk duhet të qëndrojnë. Vetëm një ekip e meritonte të fitonte, kjo ishim ne. Nuk e di sa ndërhyrje taktike bënë sot Hojbjerg dhe Bentancur. Kur Reece James bëri një faull taktik, u ndëshkua me karton të verdhë, sa faulle taktike bëri Hojbjerg sot?,” tha ai për SkySports.
Siç bëhet e ditur si Conte ashtu edhe Tuchel janë ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari, Anthony Taylor dhe pritet të merren masa disiplinore nga Federata e Futbollit të Anglisë.
Të dyja skuadrat tani kanë nga katër pikë pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League. Spurs janë vendin e katërt, ndërsa skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel në pozitën e shtatë pasi kanë gol diferencë më të dobët. /gazetametro.net
Tuchel dhe Conte përplasen ashpër me njëri-tjetrin, reagojnë edhe lojtarët