Loading…

Ja cilat ndeshjet luhen sot në kualifikimet e Kupës së Botës

  • 09/10/2021 | 09:03

Ja cilat ndeshjet luhen sot në kualifikimet e Kupës së Botës

Sot do të zhvillohen duelet e radhës në kualifikimet për ‘Katar 2022’.

14 ndeshje do të jenë në program ditën e sotme në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, shkruan lajmi.net.

Vëmendja kryesore do të jetë fillimisht në ora 18:00 kur përballen Suedia dhe Kosova.

Ndeshje kjo shumë e rëndësishme për suedezët që janë në garë për kualifikim, ndërsa ‘Dardanët’ do mundohen të shkaktojnë befasinë dhe të marrin pikë nga ky duel i vështirë.

Ndërkohë nga ora 20:45 Shqipëria është mysafire e Hungarisë në një duel pothuajse vendimtarë për të dyja Kombëtaret.

Si ‘kuqezinjtë’ ashtu edhe hungarezët janë në garë për pozitën e dytë që siguron ‘Play Off-in’, andaj opsion sonte kanë vetëm fitoren.

Në duelet tjetra Zvicra e pret në shtëpi Irlandën e Veriut, Anglia i shkon Andorrës, Poloninë e pret një takim i lehtë ndaj San Marinos.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme në kualifikimet e Kupës së Botës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë