Rakip Abdyli nga Opoja është arrestuar për terrorizëm nga Policia e Kosovës në Pejë.
Ai akuzohet nga Policia e Kosovës se ka bërë thirrje për terrorizëm nëpërmjet rrjeteve sociale.
Megjithatë, në profilin e tij publik, nga ku shihen pak postime të tij, nuk ka statuse, fotografi apo linqe të publikuara ku bëhet thirrje për terrorizëm, por ka statuse e fotografi me përmbajtje fetare, shkruan Periskopi.
Në këtë profil të tij të Facebook-ut postimet janë të mbetura që nga viti 2013, por duhet pasur parasysh se mund të ketë postime edhe më të reja por që privatësinë e kanë të rregulluar vetëm për miqtë e tij në Facebook.
Më poshtë sjellim disa prej publikimeve të tij në Facebook: