Loading…

Ja ekipi i vetëm nga Premier Liga që nuk nxjerri rezultat pozitiv në garat evropiane

  • 06/11/2020 | 15:40

Ja ekipi i vetëm nga Premier Liga që nuk nxjerri rezultat pozitiv në garat evropiane

Kjo javë ishte e mbushur me ndeshje të futbollit ku shumë futbolldashës kanë pasur mundësinë t’i ndjekin ekipet e tyre që i përkrahin në Ligën e Kampionëve, respektivisht në Ligën e Evropës.

Shumë ekipe nga liga të ndryshme ishin pjesë e këtyre dy kompeticioneve, por vlen të veçohet se të gjitha ekipet nga Premier Liga angleze që marrin pjesë në gara evropiane siguruan fitore përveç ekipit të Manchester United.

Liverpooli ishte mysafirë i Atalantas ku arritën të fitonin me rezultat të thellë 0:5 në Bergamo. Manchester City ishte mikpritës i grekëve të Olympiacos ku “Citizens” siguruan fitore me rezultat 3:0.

Chelsea fitoi lehtë ndaj ekipit të Rennes në “Stamford Bridge” 3:0. Tottenham ishte në udhëtim drejt Ludogorets, ku rezultati përfundimtar ishte 1:3 në të mirë të anglezëve. Leicester fitoi bindshëm kundër portugezëve të Bragas 4:0 në stadiumin “King Power Stadium” dhe së fundmi ekipi londinez Arsenal që arkëtoi tre pikë të plota si vendas me Molden ku pas 90’ minutave lojë rezultati ishte 4:1.

Ndërkaq, një ekip anglez që nuk është përmendur në listën e fituesve është Manchester United. “Djajtë e Kuq” ishin në udhëtim në Turqi tek ekipi i Basaksehir ku pësuan humbje me rezultat përfundimtar 2:1.

Humbja e United ishte humbja e vetme këtë javë e ekipeve angleze në kuadër të garave evropiane, respektivisht Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë