Paulo Dybala po mendon që ta ndërrojë Juventusin me rivalin e përbetuar, Interin.
Sipas agjentit, Furio Valcareggi, Dybala 100% do ta veshë fanellën e rivalit, diçka që do ti irritonte tifozët e Juves për ta quajtur edhe tradhtar sulmuesin argjentinas.
Në një intervistë për “fcinter1908.com”, ai tha ka thënë se mund ta konfirmoj që Dybala shkon në Inter.
“Dybala do të shkojë te Interi, e konfirmoj. Jam 100% i sigurt. Nuk po flas rastësisht. I di arsyet, por preferoj të mos i zbuloj. Dybala do të shkojë 100% te Interi”.
Dybala po refuzon të rinovojë me Juven dhe do të jetë lojtar i lirë në verë.