Loading…

Ja kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe me kë mund të përballet Reali?

  • 13/01/2022 | 11:06

Ja kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe me kë mund të përballet Reali?

Athletic Bilbao ose Atletico Madrid do të jetë kundërshtari i Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës. Kjo finale do të luhet të dielën nga ora 19:30.


Real Madridi është finalisti i parë në Superkupën e Spanjës pasi arriti ta mposhtë Barcelonën në një ndeshje të fortë që u zhvillua mbrëmë duke e mposhtur 3-2.

Real Madridi do ta mësojë sonte se me kë do të përballet, pasi sonte do të zhvillohet ndeshja mes Bilbaos dhe Atletico Madridit.

Finalja e kësaj gare është parashikuar të luhet të dielën nga ora 19:30.

Madridi i Ancelottit, që po kryeson në La Liga, do të tentojë të nisë mbarë vitin me një trofe të rëndësishëm siç është Superkupa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë