Kombëtarja e Anglisë pas fitores me rezultat të thellë 0-3 ndaj Uellsit ka përfunduar në vendin e parë në grupin B, transmeton Gazeta Metro.
‘Tre Luanët’ për herë të fundit në krye të grupit të Kupës së Botës kishin përfunduar në vitin 2006, ku në grup kishin pasur kombëtare si Suedia, Paraguai dhe Trinidad dhe Tobago.
Koincidencë është se edhe atë kohë anglezët e kishin përfunduar fazën e grupeve me shtatë pikë, njëjtë sikur në këtë kampionat botëror.
Në Kupën e Botës të vitit 2006 në fazën e 1/16 Anglia ishte përballur me Ekuadorin, të cilën e kishte mposhtur 1-0.
Ndërkaq, në çerekfinale kishte pësuar disfatë nga Portugalia vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi rezultati në kohën e rregullt kishte përfunduar 0-0.
Tani, një herë fituesit e Kupës së Botës kundërshtar në fazën eliminuese do të kenë Senegalin. Ky ballafaqim do të zhvillohet më 4 dhjetor në ora 20:00. /gazetametro.net
Anglia dhe SHBA’ja kualifikohen në fazën tjetër, do të përballen me këto kombëtare