Loading…

Ja kur Moska mund të përdorë armët bërthamore

  • 19/08/2022 | 20:53

Ja kur Moska mund të përdorë armët bërthamore

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se Moska nuk është e interesuar për një konflikt të drejtpërdrejtë me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se do të përdorë armë bërthamore vetëm në një rast,  transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ivan Nechaev, tha se armët bërthamore do të përdoren vetëm si masë “përgjigje” dhe se vendi i tij do të përdorë arsenalin e tij bërthamor vetëm në “situata emergjente”.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha më herët se Moska “nuk duhet” të përdorë armë bërthamore gjatë fushatës ushtarake në Ukrainë dhe i përshkroi spekulimet e mediave se Moska mund të përdorë armë bërthamore ose kimike në konflikt si “një gënjeshtër absolute”.

Raketat hipersonike në Kaliningrad

Në të njëjtin kontekst, Rusia njoftoi se ka vendosur avionë të pajisur me raketa hipersonike në Kaliningrad, ndërsa tensionet rriten mbi enklavën ruse të rrethuar nga anëtarët e NATO-s në mes të konfliktit në Ukrainë.

“Si pjesë e marrjes së masave strategjike të parandalimit shtesë, tre avionë MiG-31 me raketa hipersonike u zhvendosën në aeroportin Chkalovsk në rajonin e Kaliningradit”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Deklarata shton se tre avionë do të formojnë një njësi luftarake që do të jetë në detyrë “24 orë”.

Raketat balistike hipersonike Kinzhal dhe raketat lundruese hipersonike Zircon janë ndër armët e reja të zhvilluara nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin e konsideron këtë armë të “pamposhtur”, sepse sipas tij, ajo mund të anashkalojë sistemet e mbrojtjes armike.

Rusia ka njoftuar vazhdimisht se ka përdorur raketa hipersonike gjatë luftës që ka bërë që nga shkurti i vitit të kaluar në Ukrainë.

Doktrina bërthamore ruse

Më herët, gazeta franceze Le Parisien përvijoi dispozitat e doktrinës ushtarake ruse në lidhje me armët bërthamore, pas deklaratës së zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të pyetjes së CNN në lidhje me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Moska nëse shfaqet një “kërcënim ekzistencial për Rusinë”, shkruan AJB.

Duke komentuar këtë, Le Parisien shkroi se ekziston, siç përmendi Peskov, një dokument i botuar nga Moska në qershor 2020 që detajon doktrinën bërthamore të Rusisë.

Gazeta vuri në dukje se Observatori Franko-Rus, një institut kërkimi, misioni i të cilit është të sigurojë një pasqyrë më të thellë mbi zhvillimet në Rusi, e kishte shqyrtuar dokumentin.

Kjo gazetë, duke iu referuar deklaratave të Observatorit Franko-Rus, se neni 27 i këtij dokumenti thotë se “Rusia do të përdorë armë atomike në përgjigje të përdorimit të armëve bërthamore dhe armëve të shkatërrimit në masë nga kundërshtari kundër Rusisë dhe/ose kundër një të aleatëve të saj, si dhe në rast të një sulmi ndaj Federatës Ruse me armë konvencionale nëse kërcënohet ekzistenca e shtetit”.

Katër përgjigje ndaj një sulmi bërthamor

Ja rastet kur Rusia mund të kundërpërgjigjet me armë bërthamore:

1. Informacion i besueshëm për lëshimin e një rakete balistike kundër Rusisë dhe/ose aleatëve të saj.

2. Përdorimi i armëve bërthamore ose armëve të shkatërrimit në masë nga kundërshtari kundër territoreve ruse dhe/ose aleate.

3. Një akt agresioni kundër infrastrukturës jetike (ushtarake ose civile) që mund të minojë aftësinë e Rusisë për të nisur një sulm të dytë.

4. Sulmimi i Rusisë me armë konvencionale kur kërcënohet vetë ekzistenca e shtetit.

Pavarësisht këtyre detajeve, raporti i Observatorit Franko-Rus beson se ajo që thuhet në këtë dokument “shton pasigurinë rreth përdorimit të armëve bërthamore në vend që ta zvogëlojë atë”./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë