Loading…

Ja kush janë tre golashënuesit më të mirë të Superligës së Kosovës

  • 04/11/2021 | 11:02

Ja kush janë tre golashënuesit më të mirë të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll ka zhvilluar 12 ndeshje deri më tani në sezonin 2021/22 duke ofruar një garë të fuqishme për titull ku janë jo më pak se gjashtë skuadra në luftë direkte për më të mirin e futbollit kosovar.

Pas 12 xhirove, Drita e kryeson renditjen tabelare me 22 pikë, e ndjekur nga Ballkani dhe Gjilani me nga 21, pastaj Drenica me 20 pikë, e pesat është Prishtina me 16 pikë dhe Llapi në vendin e gjashtë me 15 pikë, raporton KosovaPress.

Po aq sa për garën për titull, luftë e ashpër po bëhet edhe për golashënuesin më të mirë të këtij kampionati.

Gerhard Progni ka shënuar tetë gola pas 12 ndeshje duke e kryesuar listën e golashënuesve. Pas tij vijnë Kreshnik Uka i Drenicës dhe Ermal Krasniqi i Ballkanit me nga gjashtë gola, por me numër të njëjtë të golave pozicionohet në vendin e katërt edhe Besnik Krasniqi i klubit futbollistik Prishtina.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë