Në konferencën e sotme të paralajmëruar për në orën 11:00, Arben Vitia do të kërkojë që të lirohet nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë.
Klankosova.tv. mëson se Dafina Gexha, që aktualisht ushtron postin e zëvendësministres së Shëndetësisë, do të jetë ushtruese e detyrës deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale.
Vitia është kandidat për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje në zgjedhjet lokale 2021.
Ai pati deklaruar se nuk do të bëjë fushatë deri në momentin kur nuk do të jetë më Ministër.