Loading…

Ja përse gjithnjë e më shumë gra nuk i duan më flokët e tyre

  • 06/06/2020 | 23:01

Ja përse gjithnjë e më shumë gra nuk i duan më flokët e tyre

Ka shumë arsye përse një grua mund të vendosë të rruajë kokën, teksa kohët e fundit një numër i madh femrash kanë gjetur sigurinë e mjaftueshme në vetvete për të mbajtur kokën pa flokë.


Modeli nuk është diçka e re pasi kemi parë dhe më herët heroina të mëdha pa flokë si personazhet  G.I Jane (e luajtur nga Demi Moore) apo  Okoye te Pantera e Zezë (e luajtur nga Danai Gurira).

Nga arsyet që ato përmendin janë shtytja për më shumë siguri në vetvete. Megjithse ruajtja e flokëve nga një femër nuk është medoemos një deklaratë apo sfidë, ajo gjithsesi mbetet diçka e guximshme.

Bukuria vjen në shumë forma e ngjyra por shoqëria është rigoroze për standardet e bukurisë së femrave, sikur thjesht prej fokusimit të mediave e biznesit te flokët e grave dhe produktet e bukurisë.

Por shumë gra kanë gjetur rrugën për të dalë nga këto stereotipe duke i hequr flokët e tyre, për t’u bërë protagoniste duke eliminuar aksesorë që supozohet t’i bëjnë ato interesante për të tjerët.

Nga ana tjetër, në shumë vende flokët e prera mund të dhurohen  për bamirësitë që ndihmojnë njerëzit me alopecia ose sëmundje të tjera që dëmtojnë flokët.

Disa gra përdorin prerjen e flokëve thjesht për rigjenerimin e tyre, sidomos pas shumë vitesh ngjyrosjeje apo trajtimesh dëmtuese.

Kjo është gjithashtu një mënyrë për të kursyer para duke eliminuar ndalesat e shpeshta në sallonet e bukurisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë