Loading…
Ja pse duhet ti lini bebet të qajnë
  • 10/02/2019 | 12:43

Ja pse duhet ti lini bebet të qajnë

Lotët nuk janë gjithmonë të dëmshëm për bebet tuaja dhe nuk janë gjithmonë shprehje e dhimbjeve por janë ventil shfryrjeje të saj dhe nuk do të duhej që patjetër ta ndalni , transmeton Gazeta Metro


Të qarët e bebes nuk duhet shikuar gjithmonë me ankth, sepse të qarët nuk është gjithmonë shprehje e dhimbjes dhe e emocioneve negative, siç mendojnë zakonisht prindërit, thotë Dr Anna Price, autore e studimit

Bebja e shëndetshme, e cila qan para gjumi, do të ketë gjumë më të gjatë për 30 për qind, ka treguar studimi i Spitalit Mbretëror të Fëmijëve në Melburn.

Kur e lënë beben disa muaj në lot, prindërit e mësojnë që vetë të fle dhe të mos mbështetet në përkundjen e tyre, mbajtjen në prehër, dhënien e qumështit apo lëngut, sepse kjo gjithsesi herët a vonë patjetër duhet të pushojë.

Mënyra e këtillë e edukimit nuk rekomandohet tek foshnjat, të cilat shpesh qajnë sepse janë të uritura, ndërsa te bebet që i kanë mbushur gjashtë muaj duhet mësuar pa racione të natës.

Nëse fëmija zgjohet dhe qan pa arsye, lëreni vetë të fle. Sepse, kur bebja e di që të qarët do t’i sjellë përkundjen në prehër të prindit, do të qajë në çdo kohë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë